Silvinjo optimist për ndeshjen me Çekinë: Kemi një skuadër të ekuilibruar

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Silvinjo optimist për ndeshjen me Çekinë: Kemi një skuadër të ekuilibruar

Ndërsa afrohet përballja e 12 tetorit me Çekinë në Air Albania, trajneri i Kombëtares shqiptare të futbollit, Silvinjo ka deklaruar se ka një skuadër të ekuilibruar për ndeshjen që do të përcaktojë fatin e kuqezinjve në rrugën drejt EURO 2024.

 

Praktikisht ne kemi një grumbullim të ngjashëm me të fundit, ishim 25 lojtarë. Doli Roshi dhe hyri Broja ndaj lista është shumë e ekuilibruar. Nuk më shqetëson asgjë rreth të ardhmes e Europianit, jemi këtu me mendjen te Çekia. E dimë që janë të fortë, nuk janë mundur ende, kanë pësuar 2 gola, ne jemi me mendjen e duhur për 90 minutat.”

 

Advertisement

Por trajneri Brazilian është shprehur optimist për rikthimin e Armando Brojës.

 

 “Kam qenë në Londër dhe kam folur. Chelsea po punon shumë mirë me lojtarin. Ai ka kaluar një periudhë të vështirë pas dëmtimit të vitit të kaluar. Jemi shumë të lumtur. Ne e kemi ndjekur, e kuptoj dhe interesin. Do ta vlerësoj gjendjen e tij kur të vijë të bëhet pjesë e ekipit.

 

Advertisement

Ndeshja e kësaj të enjteje është ndër më të rëndësishmet për kualifikueset “Euro2024”, edhe për pozitat ku gjenden dy ekipet në Grupin E, Shqipëria në vendin e parë me 10 pikë pas 5 ndeshjeve, e ndjekur nga Çekia me 8 pikë, por me një ndeshje më pak.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy