Nga e hëna, pasagjerët do të duhet të arrijnë në aeroportin e Shkupit tre orë para fluturimit të tyre

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nga 9 tetori, pasagjerët duhet të mbërrijnë në sportelet e aeroportit tre orë para fluturimit, pasi kompania ajrore do të përmirësojë sistemin e bagazheve, informojnë nga TAV.

“Duke filluar nga data 9 tetor (e hënë), deri në fund të nëntorit 2023, gjegjësisht në një periudhë prej dy muajsh, në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit do të përmirësohet sistemi i trajtimit të bagazheve. Prandaj ju apelojmë të gjithë juve që do të udhëtoni në periudhën e caktuar kohore përmes Aeroportit Ndërkombëtar të Shkupi të mbërrini në aeroport pra në sportelet e kontrollit të pasagjerëve dhe bagazheve, tre orë përpara orës së planifikuar të nisjes së fluturimit tuaj”, thonë nga kompania.

The post Nga e hëna, pasagjerët do të duhet të arrijnë në aeroportin e Shkupit tre orë para fluturimit të tyre appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy