Daçiç e konfirmon për Vizion Plus: Refuzova foton familjare për shkak të prezencës së flamurit të Kosovës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Daçiç e konfirmon për Vizion Plus: Refuzova foton familjare për shkak të prezencës së flamurit të Kosovës

Ministri i Jashtëm i Serbisë Ivica Daçiç ka konfirmuar për Vizion Plus se refuzoi foton familjare në Ministerial për shkak të prezencës së flamurit të Kosovës në sfond.

 

Daçiç është pyetur nga gazetarja Enkelejda Mema se pse e refuzoi foton familjare, dhe ai nga distanca dha një përgjigje të shkurtër, dhe që flamuri i Kosovës ishte arsyeja kryesore.

 

Advertisement

Edhe pse ministri i Jashtëm shqiptar Igli Hasani kërkoi që Daçiç ti bashkohej fotos familjare të këtij samiti, ai gjeti kundërshtimin e homologut serb.

 

Hasani i qëndroi protokollit paraprak të samitit për realizimin e fotos me të gjithë pjesëmarrësit duke pasur në sfond flamujt e vebdeve që janë pjesë e procesit të Berlinit.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy