“Neglizhencë në trajtimin mjekësor”/ Prokuroria del me qëndrimin zyrtar për vdekjen e 3-vjeçarit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Neglizhencë në trajtimin mjekësor”/ Prokuroria del me qëndrimin zyrtar për vdekjen e 3-vjeçarit

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet ndaj klinikës dentare ku humbi jetën një fëmijë 3 vjeç në kryeqytet.

 

Organi i akuzës bën të ditur se ngjarja do të hetohet për veprën penale “neglizhencë në trajtimin mjekësor”.

 

Advertisement

Ngjarja e rëndë është referuar nga Komisariati Nr.4 te Prokuroria e Tiranës më datë 4 Tetor, ndërsa një ditë më pas organi i akuzës e ka regjistruar si procedim penal.

 

Hetuesit kanë sekuestruar kartelën stomatologjike të 3-vjeçarit.

 

Advertisement

Nga ana e prokurorisë, po vijon kryerja e veprimeve të tjera procedurale në lidhje me procedimin penal, me qëllim evidentimin e të gjitha rrethanave dhe shkaqeve të vdekjes së  të miturit.

 

3-vjeçari dyshohet se ndërroi jetë si pasojë e dozës së lartë të narkozës. Ndaj të miturit u injektua narkozë totale për shkak të ndërhyrjes në disa dhëmbë.

 

Advertisement

 

 

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy