28 vjet nga atentati ndaj Kiro Gligorovit, porositësit nuk dihen ende

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sot para 28 viteve u krye tentativa e dështuar për të vrarë ish-presidentin Maqedonisë Kiro Gligorov. Ai i mbijetoi sulmit me lëndime të rënda në kokë, por ndërroi jetë shoferi i tij Aleksandar Spirovski, ndërsa u lëndua edhe truproja Ilço Teovski. Gjithashtu, plagëve të marra iu nënshtrua edhe Risto Haxhimanov, pensionist dhe kalimtar i rastit.

Sulmi u krye me një makinë me vendosjen e bombës në ora 9:50 të mëngjesit në rrugën “Maqedonia” para hotelit “Bristol” në Shkup, kur Gligorovi me veturë zyrtare ka lëvizur nga rezidenca e tij për në vendin e punës në Qeveri. Bomba e vendosur në makinë “Citroen ami 8” shpërtheu teksa makina e presidentit ishte në lëvizje.

Ende nuk janë të njohur se kush është porositësi dhe ekzekutorët e atentatit.

Gligorov ka shkruar libër autobiografik “Antenat – një ditë pas asaj” të cilën e promovoi në vitin 2002. Gligorov e mbajti postin e presidentit në dy mandate nga viti 1991 deri në vitin 1999. Ai vdiq më 1 janar 2012 në moshën 95-vjeçare./Telegrafi/

Advertisement

The post 28 vjet nga atentati ndaj Kiro Gligorovit, porositësit nuk dihen ende appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy