LSDM: Çmimi i rrymës nuk do të rritet, po kthehet tarifa e lirë ditore nga dhjetori

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Masat dhe politikat energjetike të LSDM-së krijojnë kushte që rryma të mos rritet. Qytetarët mund të jenë të qetë sa i përket furnizimit me rrymë dhe çmimit të rrymës, thonë nga partia maqedonase në pushtet, LSDM.

Nga partia qeverisëse shtojnë se nga 1 dhjetori do të kthehet tarifa e lirë ditore e energjisë elektrike për familjet.

“Institucionet e udhëhequra nga LSDM-ja në sezonin e kaluar të ngrohjes, në kushte krize dhe pasigurie, treguan kapacitete dhe përkundër skenarëve të opozitës, nuk pati kufizime, as rritje të çmimit të rrymës. Prodhimi vendor i energjisë elektrike po rritet ndjeshëm, me investime serioze në burimet e ripërtëritshme, të cilat me energji nga dielli, era dhe uji maqedonas, mbrojnë mjedisin dhe ulin faturat e qytetarëve”.

“Përveç termocentralit fotovoltaik të sapohapur në Novaci, ka edhe disa investime të tjera të mëdha, si parku agrovoltaik Stipion, ndërtimi i hidrocentralit të Cebrenit me vlerë mbi një miliard euro dhe parku i erës së Virovit”, njofton partia.

Advertisement

“Investimet në prodhimin e energjisë elektrike nga burimet e ripërtëritshme janë dëshmi se shteti po e realizon tranzicionin energjetik, për të arritur qëllimin e tij, që është të jetë lider në energjinë e gjelbër në rajon dhe në Evropë”, thonë nga LSDM. /Telegrafi/

The post LSDM: Çmimi i rrymës nuk do të rritet, po kthehet tarifa e lirë ditore nga dhjetori appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy