Gjendet i vdekur një person në Shkup

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Siç bëjnë të ditur nga Ministria e Punëve të Brendshme, një 66 vjeçar nga Shkupi është gjetur i vdekur në banesë.

“Në banesën e tij në rrugën ‘Tashko Karaxha’ në Shkup është gjetur i vdekur personi B.J (66) nga Shkupi. Rasti është paraqitur dje në orën 11:24 në SPB – Shkup”, thuhet në njoftimin e policisë.

Vdekjen e ka konstatuar mjeku i ndihmës së shpejtë, ndërsa me urdhër të prokurorit publik trupi është dërguar për autopsi./Telegrafi/

The post Gjendet i vdekur një person në Shkup appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy