Policia ka asgjësuar 115 bimë narkotike në fshatin Qerret, Vau i Dejës. Si pasojë u vu në pranga 38-vjeçari, Fred Guri dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për bashkëshorten e tij.
“Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u kap dhe u vu në pranga shtetasi F. G., 38 vjeç dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për bashkëshorten e tij, shtetasen D. G., 34 vjeçe, banues në Shkodër”, njofton policia.
Advertisement
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Advertisement