
Kosova është zyrtarisht këtë të hënë në zi kombëtare, në shenjë nderimi për Rreshterin e policisë Afrim Bunjaku i vrarë nga një grup kriminal në Banjske të veri të vendit, në orët e para të mëngjesit të së dielës.
Flamujt e të gjithë institucioneve në të gjithë vendin u ulën sot në gjysmështizë .
Gjatë ditës janë parashikuar edhe homazhet në nderim të figurës së efektivit Bunjaku.
Për të marrë pjesë në këto ceremoni do te udhëtoje drejt Prishtinës edhe Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani.
Shefi i diplomacisë shqiptare pritet te takohet edhe me homologen e Kosovës, Donika Gervalla, e po ashtu do të jetë i pranishëm në ceremonine mortore në orën 16:00 në fshatin Samadrexhë të Vushtrisë, aty ku do të prehet edhe i ndjeri Afrim Bunjaku.