![Rafael Leao nderon Milanin, kuqezinjtë “kërcënojnë” Interin](https://www.vizionplus.tv/wp-content/uploads/2023/09/fbl-ita-seriea-milan-verona1-600x400.jpg)
Milan rikthehet tek fitorja në kampionatin Italian. Pas disfatës së rëndë në derbi ndaj Interit, kuqezinjte ia dolën të marrin 3 pikë kundër Veronës në San Siro në duelin e vlefshëm për javën e 5 të Serie A.
Dueli i transmetuar në Tring nuk ishte i lehte për kuqezinjtë të cilët në mungese të disa lojtarëve si Menjon, Calabria dhe Teo Hernandez, luajtën me skemën e re 3-4-3.
Skuadra e Piolit kaloi shpejt në avantazh përmes yllit të vet Rafael Leao që në minutën e 8.
Ndeshje nuk pati ritëm të lartë dhe rastet për shënim ishin me pikatore. Miqtë iu afruan golit përmes një gjuatje me kokë të Folorunshos, por Sportielo, zëvëndësi I Menjon reagon në mënyrë fantastike. Pak emocione deri në fundin e pjesës së parë me Milanin që gjithsesi pati një mundësi dyfishimi me Reinders.
Në të dytën Verona rriti ndjeshëm lojën, fitoi më shumë metra por rastet e pastra për gol munguan.
Duke lënë pas shumë hapësira Verona rrezikoi të mertrte gol në disa kundërsulme, por vendasit u treguan të pafuqishëm në konkretizim, teksa në një rast të artë të Musah ishte edhe portiere Montipo që grushtoi.
Përmes kësaj fitoreje, Milan shkon në kuotën e 12 pikëve në vendin e parë bashkë me Inter, që luan të dielen në Toskanë ndaj Empolit.