Shtyhet seanca gjyqësore për rastin e Muhamed Zekirit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Gjykimi ndaj ish-sekretarit të përgjithshëm të Qeverisë, Muhamed Zekiri, i cili akuzohet për “keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar”, është shtyrë sërish, kësaj radhe për 24 tetor, pasi dëshmitari i propozuar nga mbrojtja nuk ka ardhur në Gjykatën Themelore Penale sot, së cilës i është bashkangjitur edhe dëshmia për arsyen e mungesës.

Prokuroria e akuzon Zekirin se në periudhën nga prilli i vitit 2021 deri në janar të vitit 2022, në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm të Qeverisë, pa kryer prokurim publik, ka lidhur kontrata për shërbime konsulence me një kompani me vlerë totale prej gati një milion euro dmth janë paguar 147,000 euro më shumë nga 795,000 e rënë dakord më parë.

Zekirit më 9 prill të vitit të kaluar i ishte caktuar masa e paraburgimit, e cila në qershor të këtij viti për shkaqe shëndetësore iu zëvendësua me arrest shtëpiak./Telegrafi/

The post Shtyhet seanca gjyqësore për rastin e Muhamed Zekirit appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy