Ndërsa nën monitorimin e policisë janë vendosur edhe tollumbacet të mbushura me substanca të dëmshme që konsumohen masivisht nga të rinjtë, këto produkte shiten lirshëm edhe në rrjetet sociale.
Policia e Tiranës ka arrestuar Arjan Toçin, 21-vjeç i cili në rrjetin social Tik-Tok reklamonte bombolat me oksid azoti për të mbushur tollumbacet.
I riu i bën reklamë duke ftuar përdoruesit ti blejnë.
I riu përdorte dyqanin e tij në zonën e Yzberishtit ku policia sekuestroi disa bombola të tilla që ai kishte arritur ti siguronte ilegalisht. Mbi të rëndon akuza e “tregtimit të mallrave kontrabandë”.
Pas kësaj ka reaguar edhe ministri Taulant Balla i cili shkruan se policia do të godasë të gjithë ata persona që tregtojnë substanca të tilla të kthyera tashmë në trend.
Siç e thashë dje në Kuvendin e Shqipërisë, përveç kanabisit dhe lëndëve narkotike të tjera, tollumbacja me oksid azoti është substanca e re që po kthehet në trend për të rinjtë në Shqipëri. Sot Policia e Shtetit ka ndaluar persona të përfshirë në futjen e paligjshme të kesaj substance në Shqipëri (jo për qëllime mjekësore). Do të bashkëpunojmë me Prokurorinë për konsultimin e mjekëve ekspertë të fushës për klasifikimin e rrisqeve që sjell kjo lëndë tek shëndeti i të rinjve.
Policia e Shtetit ka shtuar kontrollet për të goditur të gjithë shitësit e drograve të lehta dhe ato të forta sidomos në ambientet në afërsi të shkollave.
Tashmë në fokus janë edhe tullumbacet që përmbajnë substanca të dëmshmë për shëndetin.