Xhaferi nuk mund të dalë jashtë shtetit, pse kryetari i Kuvendit nuk mund të udhëtojë njëkohësisht me presidentin

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Vetëm kryetari i Kuvendit RMV-së Talat Xhaferi, nga të gjithë krerët shtetëror është për momentin në shtet, pasi presidenti Stevo Pendarovski, kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe disa zv.kryeministra dhe ministra ndodhen në SHBA në Kuvendin e Përgjithshëm të OKB-së.

Presidenti dhe kryeministri i vendit sipas protokolleve kanë autorizime të ndryshme për udhëtim, por nuk mund të ndodh që presidenti dhe kryetari i Kuvendit, në këtë rast Xhaferi, në të njëjtën kohë të jenë jashtë shtetit, sipas nenit 82 të Kushtetutës. Presidentin e zëvendëson kryetari i Kuvendit, në rast të mungesës së tij.

Në këtë moment Talat Xhaferi është përfaqësuesi më i lartë shtetëror në vend, ndërsa zv.kryeministri Artan Grubi është funksionari më i lartë i pushtetit ekzekutiv që duhet ta udhëheqë seancën e sotme qeveritare.

Ndryshe, presidenti Stevo Pendarovski ndodhet në New Yokr, ku pasdite (sipas kohës së RMV-së) do të merr pjesë në hapjen e debatit të përgjithshëm të sesionit të 78 të Kuvendit të Përgjithshëm të OKB-së. Është paraparë që Pendarovski të ketë fjalim në debatin e së premtes, 22 shtator.

Advertisement

Presidenti Stevo Pendarovski e udhëheq delegacionin shtetëror në New York, në përbërje të së cilit përveç bashkëshortes së tij, Elizabeta Gjorgievska, janë edhe zv.kryeministri Fatmir Bytyqi dhe ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani.

Ndonëse nuk thuhet rreptësisht se presidenti mund të mos udhëtojë me kryeministrin, deri më tani nuk ka pasur asnjë rast që ata të shkojnë në një udhëtim bashkë apo të jenë jashtë vendit në të njëjtën kohë për gati një javë të tërë./Telegrafi/

The post Xhaferi nuk mund të dalë jashtë shtetit, pse kryetari i Kuvendit nuk mund të udhëtojë njëkohësisht me presidentin appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy