“Minimum jetik, 200 euro”/ Berisha: Indeksimi i pensioneve i pamjaftueshëm

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Minimum jetik, 200 euro”/ Berisha: Indeksimi i pensioneve i pamjaftueshëm

Lideri i opozitës Sali Berisha deklaroi se indeksimi i lajmëruar i pensioneve në nivelin 8% nuk iu vjen në ndihmë qytetarëve shqiptarë të përballojnë rritjen e çmimeve.

Në një deklaratë për mediat ish-kryeministri Berisha vuri në dukje se sot në Shqipëri ushqimet janë po aq të shtrenjta sa në Gjermani, dhe më të shtrenjta se në  Greqi e Itali, duke argumentuar pse indeksimi i premtuar nuk mjafton për të përballuar jetesën.

 

SALI BERISHA

Advertisement

“vendimi i qeverisë për të sjellë ligjin në parlament për indeksimin e pensioneve në masën 8 përqind është absolutisht një hipokrizi në sensin që nuk indekson as inflacionin. Kjo përqindje është 3 përqind më e ulët se sa vlera zyrtare e inflacionit dhe 5.5 përqind më ulët se sa vlera reale e inflacionit.”

 

Ish-kryeministri ka vënë në dukje se 48,% e pensionistëve janë me pagesë të pjesshme që e bën edhe më të vështirë përballimin e jetesës për këto familje.

 

Advertisement

Për këtë arsye lideri i opozitës theksoi se zgjidhja e vetme është vendosja e një minimumi jetik prej 200 eurosh, ligj i cili është propozuar nga demokratët pak muaj më parë.

 

 

1- “Qëndrimi ndaj këtij ligji dhe ndaj minimumit jetik është një gur prove për të gjithë deputetët e parlamentit, është një akt me të cilin ata dëshmojnë ndjeshmërinë ndaj zgjedhësve shqiptarë.Por është edhe një ndjesë publike që ata u kërkojnë shqiptarëve për dyfishimin, për rritjen stratosferike të rrogave të deputetëve”

Advertisement

 

Sipas Berishës nëse luftohet korrupsioni dhe abuzimet me fondet e buxhetit të shtetit , vendosja e minimumit jetik është plotësisht i realizueshëm duke e ilustruar

 

‘Mos harroni se udhëtimi për në OKB i Edi Ramës dhe presidentit të vendit, do të jetë njëri nga udhëtimet më të kushtueshme të përfaqësuesve të një shteti.35 vetë ndodhen në delegacionet e tyre në Nju Jork.”

Advertisement

 

Demokratët e drejtuar nga Sali Berisha kanë dorëzuar disa projektligje në parlament duke filluar nga vendosja e minimumit jetik tek heqja e parashkrimit për korrupsionin në rastet e ish-kryeministrave,  por deri tani asnjë prej këtyre drafteve nuk ka nisur diskutimin në Kuvend.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy