Kërkoi lehtësim të masës, Gjykata e Posaçme refuzon kërkesën e Alma Kaçit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kërkoi lehtësim të masës, Gjykata e Posaçme refuzon kërkesën e Alma Kaçit

Gjykata e Posaçme ka refuzuar kërkesën për masë më të butë sigurie ndaj Alma Kaçit. 40 vjeçarja që u përfshi në skandalin seksual me ish kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjici, po kërkoi ndryshim mase nga  “arrest shtëpie” në detyrim paraqitjeje, por kërkesa e saj u refuzua nga gjyqtjarja Flora Haradinaj. Ajo po hetohet nga SPAK për akuzën e korrupsionit aktiv ndërsa kërkoi hetim në gjendje të lirë.

 

Alma Kaçi dhe Safet Gjici u arrestuan më 24 qershor pasi akuzohen për korrupsion. Në një video të publikuar në media, Alma Kaçi dhe Safet Gjici kryejnë marrëdhënie brenda zyrës së Kryetarit të Bashkisë Kukës, e më pas flasin për favorizim në një tender për sterizilimin e qenve. Dalja e videos në media çoi në dorëheqjen e Gjicit, e më pas në reagimin e Prokurorisë së Posaçme që urdhëroi arrest me burg për ish-Kryetarin e Bashkisë akuzuar për “korrupsion pasiv” dhe “arrest shtëpie” për Alma Kaçin, e akuzuar për “korrupsion aktiv”.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy