Trençevska: Vetëm me bashkëpunim ndërsektorial do ta parandalojmë femicidin si akt më të rëndë të dhunës ndaj grave

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, sot mbajti fjalim në konferencën “Femicidi në Maqedoninë e Veriut dhe në Ballkanin Perëndimor – Standardet ndërkombëtare dhe praktikën gjyqësore – prezantimi i raporteve”.

Trençevska e filloi fjalimin e saj duke theksuar sfidën dhjetëvjeçare – dhunën në familje. Ministrja tregoi angazhimet e saj dhe të përfaqësuesve të institucioneve dhe sektorit civil në luftën kundër dhunës me bazë gjinore.

Ajo theksoi se përkundër të folurit me zë të lartë, edukimit të vazhdueshëm, krahas qasjes së ndryshuar institucionale, përmirësimit të kuadrit ligjor, detyrimit ligjor për kujdesin e duhur me të cilin duhet trajtuar çdo rast, realizimit të një numri të madh fushatash për të rritur ndërgjegjësimin, megjithatë, dhuna ndaj grave është ende e pranishme.

“Është fakt që detyra ime si ministre është të krijoj politika. Politika që bazohen në kërkime dhe kontakte të drejtpërdrejta me ata të cilëve u synohet kjo politikë. Prandaj, së bashku me kolegët e mi nga ministria, ne përpiqemi të jemi në komunikim të drejtpërdrejtë me gratë, sepse historitë e tyre, nevojat dhe sfidat specifike janë themeli mbi të cilin duam të krijojmë dhe përshtatim sistemin për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna ndaj grave”, tha Trençevska.

Advertisement

Ministrja vuri në dukje se arsyeja e mos denoncimit të dhunës është frika e viktimave, por edhe mungesa e besimit tek institucionet, raste të cilat sipas saj zbresin në femicide apo vrasje të grave.

“Në vitin 2019, nga gjithsej 5 vrasje për shkak të dhunës në familje, 3 raste kanë qenë femicide, në vitin 2020, nga 4 vrasje për shkak të dhunës në familje, 3 janë vrasje të grave, në vitin 2021, nga 5 vrasje për shkak të dhunës në familje, 3 ishin femicide. Në vitin 2022, për fat të keq, numri rritet dhe nga gjithsej 7 vrasje në dhunë në familje, 6 janë femicide. Dhe këtë vit, vetëm në tremujorin e parë jemi përballur me 3 femicide, ndërsa së fundmi ka pasur edhe 2 raste”, tha Trençevska.

Ajo bëri thirrje për bashkëpunim më të madh ndërsektorial dhe vendosje të menjëhershme të masave pas dhunës së raportuar, si nga qendrat e punës sociale ashtu edhe nga gjykatat duke vënë në dukje se kjo është mënyra e vetme për të reduktuar ose parandaluar femicidën si lloji më i rëndë i dhunës ndaj grave.

The post Trençevska: Vetëm me bashkëpunim ndërsektorial do ta parandalojmë femicidin si akt më të rëndë të dhunës ndaj grave appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy