
5 nga ministrat e rinj të qeverisë Rama morën sot zyrtarisht detyrën pas betimit përpara presidentit republikës.
Vetëm një ditë më parë ministrat e rinj u votuan në Parlament, pasi më herët emrat e tyre u dekretuan nga presidenti Bajram Begaj. Igli Hasani do të drejtojë ministrinë e Jashtme.
Albana Koçiu do të jetë ministrja e re Shëndetësisë, Anila Denaj zëvendësoi Frida Krifcën tek bujqësia.
Ogerta Manastirliu do të drejtojë ministrinë e Arsimit. Ndërkohë Arbian Mazniku mori detyrën e ministrit të Pushtetit Vendor.
Ndërkohë pritet që në ditët në vijim të betohen edhe dy ministra të tjerë.
Në seancën e një ditë më parë Parlamenti nuk votoi për shkarkimin nga detyra të ministres së Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj, pasi fillimisht duhej liruar nga detyra e kryetarit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Ervin Mete, i cili do e zëvendësojë Ibrahimajn. Pas zyrtarizimit të kësaj procedure, Delina Ibrahimaj do të marrë kryesimin e ministrisë së Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit.