Nisma Thurje ka kallëzuar ditën e sotme në SPAK ish ministren e Bujqësisë Frida Krifcën, për abuzimet me fondet e BE.
Pano Soko për media tha se bujqësia sot po vuan, pasi fondet që duhet të jepeshin për ta po vidhen. Ndërsa Endri Shabani deklaroi se duhet të hetohen përgjegjësit e abuzimeve me fondet.
Advertisement
Ata kërkuan nga SPAK që të hetohet i gjithë zinxhiri vendimmarrës. Shabani u shpreh se zyrtarët i akuzojnë për “shpërdorim detyre” dhe prova më kryesore është raporti i OLAF.