Betohen në Presidencë një pjesë e ministrat e rinj të kabinetit qeveritar “Rama 3”.
Drejtuesit e rinj të portofoleve qeveritare te cilet u betuan ishin Igli Hasani, ministri i ri për Europën dhe Punët e Jashtme, Arbian Mazniku ministër i Pushtetit Vendor, Anila Denaj ministre e Bujqesisë, Ogerta Manastirliu ministre e Arsimit dhe Sportit, si dhe Albana Koçiu ministre e Shëndetësisë.
Advertisement
Ervin Mete i cili u propozua për ministër i Financave dhe Delina Ibrahimaj si ministre e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit nuk u betuan në Presidencë, pasi dekreti i kreut te shtetit per emerimin e tyref ne detyre duhet ende te kaloje per miratim ne Parlament.