Dhuna barbare ndaj kushërinjëve Maja në Krujë/ Prokuroria zbut akuzat për fisin Rraja

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Dhuna barbare ndaj kushërinjëve Maja në Krujë/ Prokuroria zbut akuzat për fisin Rraja

Prokuroria e Tiranës ka lehtësuar akuzat ndaj fisit Rraja, të cilët u arrestuan për dhunën barbare që ushtruan ndaj dy kushërinjëve Bilbil e Jashar Maja

 

Edhe pse Policia e Shtetit e referoi rastin për veprën penale të  “Plagosjes së rëndë me dashje, të kryer në bashkëpunim,prokuroria ka vlerësuar që hetimi duhet të vijojë për akuzën e “Plagosjes së lehtë me dashje”.

 

Advertisement

Sipas organit të akuzës, pas administrimit të akt- ekspertimeve mjeko-ligjore ndaj të dëmtuarve ka rezultuar se, dëmtimet që kanë pësuar kushërinjtë Maja ditën që ndodhi edhe sulmi me shkopinj bejzobolli e sende të tjera, iu ka shkaktuar dëmtime të lehta pa pasoja për jetën.

 

Dy kushërinjtë Maja u dhunuan brutalisht në një lokal  pranë Thumanës nga një grup personash për shkak se u ankuan se gurorja në pronësi të kushëririt të deputetit Rrahman Rraja po u dëmtonte banesat. Mes dhunuesve u identifikuan Rexhep Rraja, djali i deputetit Rrahman Rrahja dhe vellai i tij.

 

Advertisement

Mesditën 6 korrikut, ata ishin në lokal me inxhinierin e gurores për t’i kërkuar që shpërthimet të ishin më të kontrolluara. Pas ngjarjes së rëndë, Rrahman Rraja dorëzoi mandatin e deputetit, pasi i përfshirë në episodin e dhunshëm ishte i biri Rexhep Rraja dhe familjarë të tjerë të tij.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy