Një fëmijë vetëm 4 vjeç ndërroi jetë këtë të hënë në Burrel.
4 vjeçari ndodhej në çerdhe kur ka shfaqur probleme, ndërsa është dërguar për në spitalin e qytetit, teksa mësohet se gjatë rrugës dyshohet se ka ndërruar jetë.
Advertisement
Burime pranë spitalit thanë se i mituri vuante që nga lindja nga disa probleme shëndetësore, për të cilat kurohej rregullisht në Burrel dhe Tiranë.