68-vjeçari vdes në aksidentin në segmentin Shkodër- Hani i Hotit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
68-vjeçari vdes në aksidentin në segmentin Shkodër- Hani i Hotit

Një 68-vjeçar humbi jetën mbrëmjen e të dielës si pasojë e një aksidenti rrugor në vendin e quajtur “Aliaj”, pjesë e aksit Shkodër- Han i Hotit.

 

Llesh Peposhi ka qenë duke lëvizur në këmbë dhe në momentin kur ka tentuar të kalojë në krahun tjetër të rrugës është përplasur nga një automjet që drejtohej nga një 20-vjeçar.

 

Advertisement

Përplasja ka rezultuar fatale për 68-vjeçarin, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme pa arritur të marrë ndihmën e parë.

 

Ndërkohë uniformat blu kane shoqëruar në komisariat 20-vjeçarin, Klidson Skenderaj.

 

Advertisement

Rruga Shkodër-Han i Hotit mbetet një ndër njollat e zeza të qarkut Shkodër, ku aksidentet me pasoja në jetë njerëzish kanë qenë të shpeshta për shkak të mungesës së  nën dhe mbikalimeve, por edhe ndriçimit.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy