Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë realizuar 830 teste, ndërsa janë regjistruar 94 raste të reja me COVID-19, njofton Telegrafi Maqedoni.
Sipas qyteteve: Shkup-49, Kumanovë-2, Shtip-8, Prilep-1, Tetovë-6, Strugë-2, Gostivar-13, Koçan-2, Sveti Nikollë-9, Kërçovë-2.
Instituti për Shëndet Publik sot regjistroi 42 persona të shëruar nga coronavirusi: Shkupi-27, Shtip-1, Prilep – 8, Tetovë-1, Veles-3, Koçan-2.
Janë konfirmuar edhe tetë viktima, dy pacientë nga Shkupi, një nga Prilepi, një nga Struga, një nga Ohri, dy nga Gostivari dhe një nga Kërçova.
Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë ka arritur në 8.623 persona./Telegrafi/
The post Tetë viktima dhe 94 raste të reja me coronavirus në Maqedoni appeared first on Telegrafi.