Policia ka vënë në pranga avokatin Alban Begasi, të shpallur në kërkim pas dëshmisë së Nuredin Dumanit. Ndalimi i tij u bë në Rinas, teksa kthehej nga Dubai.
Alban Bengasi kërkoi nga eksponenti i njohur i krimit në vend, që të vriste bashkëshorten e tij, pas divorcit me këtë të fundit. Ai i kishte ofruar Dumanit 120 mijë euro për kryerjen e kësaj “porosie”.
Fillimisht, ai ka paguar disa persona për ta dhunuar atë, por më pas ka kërkuar që ndaj bashkëshortes të kryhej atentat.
Ngjarja e rëndë u bë e ditur gjtë operacionit “Golden Bullet”, ku Nuredin Dumani rrëfeu ngjarjet kriminale.
SPAK ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”, mbi dyshime për përfshirje në veprimtari kriminale kundër personit dhe në fushën e krimit të organizuar.