Një 43-vjeçar është arrestuar, pasi akuzohet se ka hedhur një cigare dhe për pasojë është djegur një sipërfaqe toke e mbjellë.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Lumas, në Cërrik, ku dyshohet se ky 43-vjeçari nga pakujdesia ka ndezur zjarr në tokën e tij, dhe nga përhapja e flakëve, janë djegur disa sipërfaqe të mbjella, në pronësi të 2 shtetasve të tjerë.
Advertisement
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Elbasanit, për veprime të mëtejshme.