Rama “freskon” qeverinë/ Igli Hasani në krye të diplomacisë, Ervin Mete tek “Financat”, ndryshime në 7 ministri

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rama “freskon” qeverinë/ Igli Hasani në krye të diplomacisë, Ervin Mete tek “Financat”, ndryshime në 7 ministri

Kryeministri Rama ashtu sikurse kishte paralajmëruar, ka prezantuar para Asamblesë Kombëtare të PS, ndryshimet e rëndësishme në kabinetin qeveritar.

 

Në total janë 7 lëvizje, në ministri të ndryshme, ku bien në sy hyrjet e reja, por edhe “shkëmbimi” i posteve.

 

Advertisement

Dy ndër lëvizjet më thelbësore janë ato që përfshijnë ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme, si dhe Ministrinë e Financave.

 

Në krye të diplomacisë shqiptare, si ministër  MEPJ do të jetë, Iglis Hasani, i cili vitet e fundit ka mbajtur një sërë pozicionesh të rëndësishme për Shqipërinë në OSBE. Hasani zëvendëson në këtë post, Olta Xhaçkën.

 

Advertisement

Në krye të Financave është propozuar nga kreu i qeverisë, Ervin Mete, i cili deri më tani ka mbajtur postin e zëvëndësministrit.

 

Mete do të marrë drejtimin e ministrisë, duke zëvendësuar Delina Ibrahimaj. Kjo e fundit do të jetë në krye të ministrisë për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit.

 

Advertisement

Rama propozoi ndryshim edhe në krye të Ministrisë së Shëndetësisë, ku me largimin e Ogerta Manastirliut, në krye të këtij institucioni do të jetë Albana Koçiu, e cila deri më tani ka qenë drejtuese e DAP.

 

Por, Manastirliu qëndron në kabinet, duke u ‘spostuar’ ministre e Arsimit.

 

Advertisement

Sikurse edhe pritej, Frida Krifca është larguar nga kabineti qeveritar dhe do të zëvendësohet nga Anila Denaj.

 

Futet në qeveri edhe nënkryetari aktual i Bashkisë së Tiranës, Arbian Mazniku, i cili do të jetë ministër Shteti i Pushtetit Vendor.

 

Advertisement

Si pasojë e këtyre ndryshimeve në kabinetin qeveritar, pesë drejtues të ministrive të ndryshme, largohen nga kabineti qeveritar. Edona Bilali, ministre për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, largohet nga radhët e kabinetit qeveritar.

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy