Kati i parë i një pallati në Lushnje është përfshirë nga flakët. Si pasojë është shkrumbuar një banesë, ndërsa flakët kanë rrezikuar te gjithë ndërtesën. Nga të dhënat e para mësohet se shkak është bërë bombola me të cilën po gatuante një e moshuar. Fatmirësisht, kjo e fundit ndodhej jashtë banesës në momentin e flakëve.
Forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë dhe kanë izoluar flakët. Raportohet vetëm për dëme të mëdha materiale në banesën e katit të parë.
Advertisement