Humb jetën 45-vjeçari në Dimal/ E zë poshtë traktori teksa ishte duke punuar tokën

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Humb jetën 45-vjeçari në Dimal/ E zë poshtë traktori teksa ishte duke punuar tokën

Një 45-vjeçar me iniciale R.D ka humbur jetën mbrëmjen e sotme në fshatin Sheq të Dimalit.

 

Mësohet se burri ka qenë duke punuar tokën, ku traktori është përmbysur aksidentalisht dhe e ka zënë poshtë. 45-vjeçari sipas njoftimit të policisë  ka humbur jetën në vend.

 

Advertisement

Berat/Informacion paraprak

 

Rreth orës 18:40, shtetasi R.D., 45 vjeç, në fshatin Sheq, Dimal, duke punuar tokën me mjet buqësor (traktor), dyshohet se aksidentalisht mjeti buqësor është përmbysur dhe e ka zënë poshtë. Për pasojë 45-vjeçari ka humbur jetën.

 

Advertisement

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy