Studentët që i plotësojnë kushtet për ushqim të subvencionuar për studentë, tashmë kanë hyrë në fazën e dytë të procesit për marrjen e kartës së posaçme studentore Visa.
Sparkasse Bank SHA Shkup fton të gjithë studentët që kanë aplikuar për të drejtën e ushqimit të subvencionuar për studentë në Ministrinë e Arsimit dhe Kulturës, që të vazhdojnë me hapin e radhës dhe të përditësojnë të dhënat e tyre në platformën e re aktive online të bankës, https://netbanking.mk/studentPortal.
Të gjithë studentët që i plotësojnë kushtet, duke plotësuar të dhënat e kërkuara në platformën e re aktive online të Sparkasse Bank, hyjnë në procesin përfundimtar për marrjen e kartës studentore Visa për ushqim të subvencionuar për studentë.
Karta studentore Visa e Sparkasse Bank SHA Shkup dhe Ministrisë së Arsimit dhe Kulturës, do të mundësojë shfrytëzim të dedikuar të mjeteve të ndara, në shumën ditore prej 140 denarësh. Studentët do të mund ta përdorin atë nga e hëna deri të shtunën (me përjashtim të ditëve të festave), pranë personave juridikë që merren me shitjen e ushqimeve të gatuara, si dhe me shitjen e ushqimeve dhe produkteve ushqimore.
Sparkasse Bank do t’i informojë në kohë të gjithë studentët për vendin dhe kohën e saktë të marrjes së kartës së tyre përmes Viber/SMS.
Sparkasse Bank do t’u mundësojë të gjithë studentëve që kanë aplikuar për ushqim të subvencionuar për studentë, përdorimin falas të paketës Vibe on për të rinjtë, e cila përfshin hapjen dhe mirëmbajtjen falas të një llogarie pagese, marrjen dhe përdorimin falas të një karte pagese, si dhe shërbimet bankare celulare S-Banka, përmes së cilave mund të paguani në lëvizje, të ndiqni gjendjen e llogarisë dhe të tërhiqni mjete nga bankomati pa komision në të gjithë bankomatët e nivelit të Grupit, kudo që të jeni.
Për të gjitha informatat shtesë në lidhje me kartën studentore Visa, studentët mund të drejtohen në [email protected] ose https://sparkasse.mk, si dhe në numrin e telefonit të disponueshëm 24/7, 02/308-7360.
#BesoNëTëArdhmen
The post Regjistrohu dhe përfundo hapin e dytë për të marrë ushqim të subvencionuar për studentët – Sparkasse Bank me një platformë të re studentore appeared first on Telegrafi.