Gjendet krimb i gjallë 8cm në trurin e një gruaje/ Mjekët: Kurrë më parë një rast i tillë tek njerëzit, vetëm tek gjarpërinjtë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Gjendet krimb i gjallë 8cm në trurin e një gruaje/ Mjekët: Kurrë më parë një rast i tillë tek njerëzit, vetëm tek gjarpërinjtë

Një krimb i gjallë parazitar që endet në trurin e një pacienti.

 

Ky është zbulimi i jashtëzakonshëm i bërë gjatë një kontrolli mjekësor në spitalin Canberra, në Australi, nga neurokirurgu Hari Priya Bandi, i cili nxori një nematodë parazitare 8 cm të gjatë nga një grua 64-vjeçare .

 

Advertisement


Gruaja u shtrua në një spital lokal për herë të parë në fund të janarit 2021, pasi vuajte nga dhimbje barku dhe diarre për tre javë, e ndjekur nga një kollë e thatë e vazhdueshme, ethe dhe djersitje gjatë natës. Në vitin 2022, harresa dhe depresioni iu shtuan ketyre simptomave, duke nxitur shtrimin në spital në Canberra. Një resonance (MRI) e trurit të tij zbuloi anomalitë që kërkonin operacion. Por askush nuk priste që në trurin e pacientes të gjendej një krimb.

 

Zbulimi befasues nxiti një ekip spitalor që të takohej shpejt për të zbuluar se çfarë lloj krimbi ishte dhe, më e rëndësishmja, për të vendosur për çdo trajtim të mëtejshëm që pacienti mund të ketë nevojë. Mjekët e dërguan krimbin, i cili ishte ende gjallë, në një laborator në qendrën kërkimore qeveritare Csiro, e cila e identifikoi parazitin si Ophidascaris robertsi, një nematod që zakonisht gjendet te gjarprinte Pitonë.

Advertisement

Në fakt, gruaja jeton pranë një zone liqeni të banuar nga këto kafshë dhe ndonëse nuk ka pasur asnjë kontakt të drejtpërdrejtë me gjarpërinjtë, shpesh herë ka mbledhur barishte dhe perime nga brigjet e liqenit për t’i përdorur në kuzhinë. Pacienti i spitalit të Kanberrës shënon rastin e parë në botë të gjetjes së parazitit te njerëzit. Ajo tani është duke u rikuperuar mirë dhe vazhdon të monitorohet rregullisht. Rasti i saj u dokumentua në numrin e shtatorit të revistës shkencore Emerging Infectious Diseases./Ansa

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy