Denkov: Bullgaria nuk do ta ndryshojë qëndrimin ndaj Maqedonisë së Veriut, tani negociatat janë në mes BE-së dhe Shkupit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryeministri bullgar Nikolai Denkov thotë se qeveria e tij nuk ka arsye të ndryshojë qëndrimin ndaj Maqedonisë dhe pret që RMV të përmbushë detyrimet e marra me propozimin francez.

Këtë e theksoi Denkov në një intervistë për “24 çasa”, duke theksuar se vetoja u hoq duke rënë dakord për zbatimin e propozimit francez dhe se bisedimet nuk janë mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, por Maqedonisë dhe BE-së.

I pyetur nëse qëndrimi bullgar ndaj Maqedonisë do të ndryshojë sepse disa politikanë në Shkup shpresojnë se mund të ndodhë presion i ri evropian ndaj Sofjes, Denkov tha se kjo nuk do të ndodh.

“Absolutisht jo. Me zbatimin e të ashtuquajturit propozim francez, si rezultat i të cilit u hoq vetoja, në fakt biseda nuk është më mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, por mes RMV-së dhe BE-së. Ajo që pritet është që fqinjët tanë të përmbushin detyrimet e marra ndaj BE-së. Nuk ka arsye për të ndryshuar qëndrimin tonë”, tha Denkov./Telegrafi/

Advertisement

The post Denkov: Bullgaria nuk do ta ndryshojë qëndrimin ndaj Maqedonisë së Veriut, tani negociatat janë në mes BE-së dhe Shkupit appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy