Përplasen avionët gjatë misionit/ Ndërrojnë jetë 3 pilotë ukrainas, mes viktimave edhe “fantazma e Kievit”

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Përplasen avionët gjatë misionit/ Ndërrojnë jetë 3 pilotë ukrainas, mes viktimave edhe “fantazma e Kievit”

Tre pilotë ukrainas kanë vdekur në një aksident avioni në rajonin perëndimor Zhytomyr. Lajmi u njoftua nga Forcat Ajrore të Ukrainës.

 

Sipas zyrtarëve ushtarakë, pilotët mbetën të vrarë të premten kur dy avionë luftarakë L-39 u përplasën në qiell pranë qytetit Zhytomyr, në perëndim të Kievit. Forcat Ajrore thanë se pilotët kishin kryer një mision luftarak gjatë momentin të aksidentit.

 

Advertisement

Forcat Ajrore shprehën ngushëllimet për familjet e të ndjerit, duke thënë se kjo është një humbje e dhimbshme dhe e pariparueshme për të gjithë.

 

Mes viktimave ishte dhe “fantazma e Kievit”, piloti që kapi çdo sulm rus, duke impresionuar botën me aftësitë e tij.

 

Advertisement

“Juice” ishte një pilot MiG-29 dhe u ka kërkuar aleatëve perëndimorë që t’i ofrojnë Ukrainës avionë luftarakë amerikanë. Si pjesë e një njësie të njohur si “Fantazma e Kievit”, ai mbrojti qiejt mbi Kiev, rajonet qendrore dhe veriore të Ukrainës në orët e para pasi Rusia nisi pushtimin e saj në shkallë të plotë më 24 shkurt 2022”, shkruajnë mediat ndërkombëtare.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy