Shërohen 142 pacientë me Covid-19 në Maqedoni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në spitalet në Maqedoni janë hospitalizuar mbi 400 pacientë. Prej tyre pesë persona ndodhen në respirator.

Sipas raportit të sotëm të Ministrisë së Shëndetësisë, në Klinikën Infektive gjatë 24 orëve të fundit janë pranuar 4 pacientë. Gjithsej ka 88 pacientë.

Në spitalin në Kozle janë hospitalizuar 25 pacientë të moshuar me coronavirus, 5 fëmijë dhe një fëmijë e dyshuar me coronavirus.

Në spitalin ‘8 shtatori’ janë pranuar 4 raste të reja, ndërsa gjithsej ka 83 pacientë, ndërsa në respirator ndodhen 5 pacientë.

Advertisement

Në Manastir janë hospitalizar 29 pacientë, ndërsa në spitalin e Shtipi ka 54 pacientë. Në repartet infektive në Tetovë, Veles, Ohër, Kumanovë, Prilep, Gostivar, Strugë dhe Strumicë ka 127 pacientë.

Sot ISHP poashtu regjistroi 142 pacientë të shëruar. Prej tyre 68 janë nga Shkupi, 3 nga Shtipi, 15 nga Tetova, 1 nga Prilepi, 15 në Strugë dhe Ohër, Gostivar 7, Kriva Pallankë, Koçani dhe Probishtip me nga 1, Kratovë 5, Sveti Nikole 6 dhe Resnjë 6./Telegrafi/

The post Shërohen 142 pacientë me Covid-19 në Maqedoni appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy