Zjarri në Laç/ Peleshi: 50 efektivë të FA, helikopterë dhe zjarrëfikëse në terren për shuarjen e flakëve

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Zjarri në Laç/ Peleshi: 50 efektivë të FA, helikopterë dhe zjarrëfikëse në terren për shuarjen e flakëve

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka bërë me dije 50 efektivë të Forcave të Armatosura, helikopteri Cugar, 2 mjete zjarrëfikëse të FA dhe 4 mjete zjarrëfikëse nga MZSH Kamëz, Lezhë dhe Mirditë janë mobilizuar për të ndihmuar në shuarjen e zjarrit masiv në bashkinë e Kurbinit.

 

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Peleshi thekson se situata është sfiduese për shkak të terrenit të vështirë, ku zjarri është përhapur shpejtësisht.

 

Advertisement

“50 efektivë të Forcave të Armatosura, helikopteri Cugar, 2 mjete zjarrëfikëse të FA dhe 4 mjete zjarrëfikëse nga MZSH Kamëz, Lezhë dhe Mirditë janë mobilizuar për të ndihmuar në shuarjen e zjarrit masiv në bashkinë e Kurbinit. Situata është sfiduese për shkak të terrenit të vështirë, ku zjarri është përhapur shpejtësisht.

 

Të përkushtuar për sigurinë dhe mirëqenien e qytetarëve tanë!”-shkruan Peleshi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy