Von der Leyen shpreson se të gjitha partitë do të mbështesin ndryshimet kushtetuese

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetarja e Komisionit Evropian (KKE), Ursula von der Leyen, shpreson se ndryshimet kushtetuese në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut do të mbështeten nga të gjitha palët për ta çuar vendin në rrugën evropiane.

E përshëndeta dorëzimin e amendamenteve kushtetuese nga Qeveria e tij (Kovaçevskin) në Kuvend. Shpresoj se të gjitha palët do ta mbështesin Maqedoninë e Veriut për të ecur përpara në rrugën evropiane. Maqedonia e Veriut i përket BE-së”, ka shkruar Von der Leyen në rrjetin social X (Twitter) pas takimit joformal të liderëve nga Ballkani Perëndimor dhe BE-ja në Athinë me rastin e 20 vjetorit të agjendës së Selanikut për BE-në.

Von der Leyen në Athinë u takua me kryeministrin Dimitar Kovaçevski, i cili në një deklaratë për MIA tha se është biseduar për perspektivën e Maqedonisë së Veriut në Bashkin Evropian dhe është shprehur i kënaqur që procesi për ndryshime kushtetuese ka filluar.

“Procesi ka filluar me sukses dhe shpresoj, sikurse shpreson BE-ja, që në Kuvendin tonë të ketë vizion dhe guxim që deputetët të marrin një vendim të rëndësishëm që ka të bëjë me vazhdimin e integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, shpjegoi Kovaçevski.

Advertisement

The post Von der Leyen shpreson se të gjitha partitë do të mbështesin ndryshimet kushtetuese appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy