Fredi Beleri lihet në burg/ Avokati: Po mbahet në qeli me urdhër politik

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Fredi Beleri lihet në burg/ Avokati: Po mbahet në qeli me urdhër politik

Kërkesës së Fredi Belerit për të lënë qelinë e paraburgimit Gjykata e Posaçme i tha jo.

 

Përmes avokatëve ai kishte bërë kërkesë për zbutjen e masës së sigurisë, por ajo u rrëzua nga gjyqtarja e çështjes, Flojera Davidhi, e cila arsyetoi se nuk ekzistojnë kushtet që i zgjedhuri i himarjotëve të rifitojë lirinë.

 

Advertisement


EDMOND DËMA
AVOKAT

 

Jemi të bindur që ai po mbahet politikisht në burg. Kemi bëre kërkesën brenda 31 korrikut dhe ajo duhej bërë pas 5 ditësh. Nuk lënë asnjë shpresë thonë kur të vi çështja në themel. Beleri kërkoi të drejtën e tij, të lirohet dhe të marrë të drejtën për t’u betuar. Nga gjykata u shkrua bukur arsyetimi që të rrëzohet kërkesa. 

 

Advertisement

 

Përfaqësuesi ligjor tha se qëndrimi i Belerit në burg është i ndikuar politikisht.

 

Kjo gjë është me urdhër, se këta s’kanë fuqi, s’janë të fortë para pushtetarëve. Beleri kërkoi të drejtën e tij siç e kërkon gjithmonë, kuptohet nga gjykata u shkruajt bukur arsyetimi ku thanë se nuk plotëson kushtet.

Advertisement

 

Provat që po mbajnë në burg kryetarin e zgjedhur të Himarës, sipas avokatit, janë të dyshimta.

 

Përmbajtja e atyre akteve na bëri që të bëjmë këtë kërkesë, sepse më 31 korrik na vunë në dispozicion në seri provash që ne si dinim. Caktimi i prokurorit të shkallës së parë që janë marrë vendim një ditë më pas. Duke qenë se aktet ne gjetën në dosje që duheshin marrë qëndrimit me Gjykatën. Nuk ka pasur asnjëherë përgjim.

Advertisement

 

Fredi Beleri akuzohet nga prokuroria për korrupsion aktiv në zgjedhjet lokalë të 14- majit.

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy