Gjykata e Posaçme shqyrton sot kërkesën e Fredi Belerit për zbutje të masës së sigurisë “arrest në burg”.
Beleri, kryebashkiak i zgjedhur në procesin zgjedhor të 14 majit qëndron në qeli prej 12 majit për akuzën e “korrupsionit në zgjedhje”.
Advertisement
Më herët Beleri ka dështuar të zbusë masën e sigurisë ndaj tij në Apelin e Posaçëm dhe Gjykatën e Lartë.
Beleri u zgjodh nga lokalet e 14 majit në përballje me Jorgo Goron, me të cilin fitoi me vetëm 19 vota më tepër.
Advertisement
Tashmë pritet të shihet nëse GJKKO do i japë lirinë që Beleri të kryej edhe betimin si kryebashkiak, apo ai do të vijojë të qëndrojë në qeli, duke humbur kështu postin që fitoi në 14 maj.
Advertisement