Gjendet i vdekur një 56-vjeçar në Shkup

Pinterest LinkedIn Tumblr +

MPB njofton se sot në orët e mëngjesit është gjetur pa shenja jete një 56-vjeçar nga Shkupi.

“Sot, më datë 17.08.2023, rreth orës 03:45 në SPB-në e Shkupit është raportuar se një shtetasi me inicialet S.A.(56) nga Shkupi është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij.

Një mjek i Urgjencës Mjekësore ka mbërritur menjëherë në vendngjarje ku ka evidentuar viktimën dhe ka konstatuar se në trupin e të ndjerit nuk ka pasur shenja dhune. Ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i të ndjerit është dërguar për autopsi”, thuhet në njoftimin e MPB-së./Telegrafi/

The post Gjendet i vdekur një 56-vjeçar në Shkup appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy