Një 51-vjeçar është vënë në pranga nga blutë e Sarandës, pasi akuzohet se shiste lëndë narkotike në zona të ndryshme të qytetit bregdetar.
Gjatë kontrollit fizik ndaj të arrestuarit, policia gjeti doza kokaine dhe kanabisi të gatshme për shitje, si dhe një sasi parash që dyshohet se janë përfituar nga kjo veprimtare. Paratë dhe lënda narkotike u sekuestruan së bashku me 2 celularë.
Advertisement