Kryetari i partisë më të re në kampin shqiptar të opozitës, Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhit pas përfundimit të kuvendit të themelimit të kësaj partie ka dhënë edhe një intervistë për shtyp. I pyetur për tubimet e fundit të opozitës shqiptare në Çari dhe Tetovë, ku ishte i ftuar edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ai u shpreh se këto takime janë më se normale sepse shqiptarët në Maqedoninë e Veriut janë pjesë e kombit shqiptar dhe normalisht si të tillë do të ketë edhe bashkëpunim mes partive shqiptare në Kosovë dhe Shqipëri.
I pyetur për flamurin me Shqipërinë e madhe që u shfaq gjatë tubimit në Tetovë, ai u përgjigj se këta janë flamuj që i shohim përditë edhe nga pala maqedonase por edhe nga ajo shqiptare dhe këtu nuk ka asnjë gjë të keqe.
The post Mexhiti për tubimet në Tetovë dhe Çair: Shqiptarët në Maqedoni janë pjesë e kombit shqiptar appeared first on Telegrafi.