Uniformat blu kanë shpëtuar 4 turistë spanjollë të cilët kanë humbur gjatë natës. Raportohet se pushuesit e huaj kishin mbetur në plazhin e quajtur “Pllakatun”, sepse ishte errësirë dhe nuk njihnin terrenin.
Policia pasi ka marrë njoftimin ka arritur të lokalizojë vendndodhjen e tyre dhe më pas cilat i kanë transportuar ata, me mjet lundrues, nga deti drejt vendit ku ishin akomoduar në Sarandë.
Advertisement
Mësohet se turistët janë në gjendje të mirë shëndetësore.