Mesazhi i kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti për 22 vjetorin e Marreveshjes së Ohrit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ali Ahmeti në rrjetin social facebook ka dhënë një mesazh për 22-vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit.

”Sot, më 13 gusht, po shënojmë përvjetorin e 22-të të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit. Pas luftës së UÇK-së dhe miratimit të ndryshimeve kushtetuese në vitin 2001, po i tejkalojmë dhe barierat e fundit drejt barazisë së synuar, por të mohuar.

Sot gjuha shqipe dhe flamuri kombëtar bashkë me tri universitete në gjuhën shqipe, janë zyrtare. Sot shqiptarët i gjen gati në të gjitha dikasteret por dhe duke drejtuar me përgjegjësi institucionet e vendit, duke demostruar kapacitete drejtuese me përgjegjësi shtetërore.

Sot jemi pjesë e Aleancës Euro-amerikane, jemi në NATO. Po ndërtojmë edhe autostrada me Shqipërinë dhe Kosovën, si dhe me rajonin, ku po unifikojmë kufijtë. Hapëm negociata për anëtarësim me BE-në dhe po përfundojmë skriningun. Për të rrumbullakësuar procesin e barazisë dhe integrimin duhet të ndërmarim edhe hapin e fundit të ndryshimeve kushtetuese. Vendimet e mëdha kërkojnë guxim dhe jo kalkulim, kërkojnë vizion e jo shkurtpamësi, kërkojnë prirje e jo strukim, nuk guxojmë të humbasim shansin e të shuajmë shpresën e qytetarëve për një vend dhe rend europian. Punët nuk përfundojnë asnjëherë, ashtu siç edhe detyrat tona nuk mbarojnë. Po nevojitet angazhimi yni i përditshëm për të përafruar standardet tona me ato europiane, prandaj ne nuk ndalemi por ripërtrihemi në çdo sfidë që përballojmë. Sot kujtoj edhe të gjithë dëshmorët dhe invalidët, veteranët e martirët, dhe familjet e tyre me nderimet më të larta.

Advertisement

Sot, padyshim se jemi më mirë se dje por punojmë që e nesërmja të jetë më e mirë se e sotmja. Gjithmonë bashkë, prandaj dhe në këtë përvjetor të Marrëveshjes së Ohrit, bëj thirrje për bashkim e unifikim rreth Frontit Europian si nevojë dhe përgjegjësi historike e kohës dhe hap i domosdoshëm për të siguruar të ardhmen.

Vetëm të bashkuar jemi më të fortë!” – tha Ali Ahmeti në video mesazhin. /Telegrafi/

The post Mesazhi i kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti për 22 vjetorin e Marreveshjes së Ohrit appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy