Komisioni Rregullator për Energjetik sot miratoi vendimin sipas të cilit çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ЕUROSUPER BS-95 dhe ЕUROSUPER BS-98, ulen për 0,50 den/litër, deri sa çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-E V) dhe i vajit për amvisëri EKSTRA I LEHTË (EL-1), rriten për 1,00 denarë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i MAZUTIT M-1 SU, rritet për 0,760 denarë/kg dhe do te jet 45,791 den/kg.
Nga data 08.08.2023, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
EUROSUPER BS – 95 do të shitet për 85,00 (denarë/litër)
EUROSUPER BS – 98 do të shitet për 87,00 (denarë/litër)
EURODIZEL BS (D-E V) do të shitet për 79,50 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) do të shitet për 79,50 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU do të shitet për 45,791 (denarë/kilogram)./Telegrafi/
The post Publikohen çmimet e reja të derivateve të naftës në Maqedoni appeared first on Telegrafi.