
Nga Lëvizja Demokratike bëjnë të ditur se kanë mbledhur nënshkrimet e nevojshme për regjistrim si parti politike në Regjistrin Qendror.
“Qindra bashkëmendimtarë të Izet Mexhitit ishin mbledhur sot në zyret e noterëve për të dhënë firmën e tyre për Lëvizjen që premton ndryshimin pozitiv për shqiptarët në RMV”, thuhet në njoftim.
Ata shtojnë se mbledhja e nënshkrimeve ka qenë në afat rekord dhe janë siguruar për tre orë.
“Me mbledhjen e nënshkrimeve të nevojshme, vijon regjistrimi i partisë, ndërsa më datën 13 Gusht është paralajmëruar edhe promovimi i saj”, thuhet në fund të njoftimit./Telegrafi/
Advertisement
The post Partia e Izet Mexhitit siguron nënshkrimet për themelimin e Lëvizjes Demokratike appeared first on Telegrafi.