Një granatë avioni 100 kilogramëshe është raportuar se është gjetur në rrethinën e Kumanovës, njoftojnë nga MPB.
“Më 01.08.2023 në ora 13.00 në SPB Kumanovës është denoncuar se në fshatin Psaçë, gjatë realizimit të punëve ndërtimore është gjetur granatë avioni e rëndë 100 kilogram, e cila buron nga Lufta e Dytë Botërore.
Është kryer kontroll, ndërkaq nga ana e Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim granata është tërhequr në mënyrë të sigurt për procedurë të mëtutjeshme”, thuhet në njoftimin e MPB-së./Telegrafi/
The post Gjendet një granat e Luftës Dytë Botërore në Kumanovë appeared first on Telegrafi.
Advertisement