OJQ-të: Në vend të ndërtesës kërkuam park në Karposh

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një ndërtesë me 333 apartamente, është planifikuar të ndërtohet sipas propozim planit të ri të detajuar urbanistik në komunën e Karposhit. Qytetarët janë të revoltuara se Komuna organizoi debat publik dhe prezantim gjatë një pandemie, pa mundësinë e pjesëmarrjes së qytetarëve. Për ndërtimin e një ndërtese në këtë parcelë të planifikuar të tokës në Karposh banorët kanë protestuar disa herë.

“Komuna nuk siguroi kurrfarë kushtesh për prezantimin publik që i njëjti të ndiqet online, patjetër nevojitej prezenca fizike, nga ana tjetër janë periudha të verës shumë qytetarë nuk e dinë se çfarë po ndodhë dhe se duhet të reagohet. Sidomos jemi të revoltuar pasi ky është plani ku premtohej park nga kryetari Shilegov, pra nga Aleksandar Palasi deri te guri i alpinizmit”, tha Nevena Georgievska, Nisma O2.

Nga komuna thonë se vërejtje për propozimin për planin e detajuar urbanistik qytetarët kanë mundur të dërgojnë edhe në mënyrë elektronike.

“Prezantimi publik dhe anketa publike për propozim PDU- Z 04 Blloku 2 u zbatua sipas Dekretit të Qeverisë gjatë kohës së pandemisë me Covid -19. Gjithashtu, listat anketuese, vërejtjet ndaj propozim PDU-së kanë mundur të dorëzohen edhe përmes postës elektronike, që të evitohet prezenca fizike. Parimi për opinionin nuk është rrezikuar në asnjë rast, përkundrazi, u mundësua shqyrtimi fizik i PDU-së”, njoftojnë nga Komuna e Karposhit.

Advertisement

Qytetarët dhe aktivistët për mbrojtjen e mjedisit jetësor disa herë kanë organizuar protesta, duke dorëzuar nisma që të ndërpritet urbanizimi i pakontrolluar i komunës, për mbrojtjen e sipërfaqeve të gjelbra. Sipas të dhënave të fundit nga Enti Shtetëror i statistikës, prej vitit 2013 deri në vitin 2018 janë dhënë gjithsej 717 leje për ndërtimin e ndërtesave, me plan për ndërtimin e 4058 banesave./Alsat/

The post OJQ-të: Në vend të ndërtesës kërkuam park në Karposh appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy