Kreu i zgjedhur i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka mbledhur kolegjin e Kryetarëve, menjëherë pas marrjes së detyrës. Bëhet me dije se ky takim është zhvilluar në formë falenderimi nga kryedemokrati për punën që strukturat e Partisë Demokratike kanë zhvilluar gjatë procesit zgjedhor.
Lulzim Basha u rizgjodh kreu i demokratëve në përballjen me kandidatin tjetër, Gjergj Hani. Nga 18 mijë demokratë që morën pjesë në zgjedhje, 16.196 votuan për Lulzim Bashën ndërsa 1.600 për rivalin e tij, Gjergji Hani.
Advertisement