Aksident në mes një motoçiklete dhe makine në Strumicë, ndërron jetë një 17-vjeçar

Pinterest LinkedIn Tumblr +

MPB Maqedoni informon se dje (27.07.2023) në ora 23:50 në SPB Strumicë është raportuar se në bulevardin “Goce Dellçev” në Strumicë ka ndodhur një aksident trafiku në mes të motoçikletës “Yamaha” me targa të Strumicës, i drejtuar nga një 17 vjeçar nga fshati Gradashorci dhe veturës “BMW” me targa bullgare e drejtuar nga G.D.(25) nga fshati Bosilovë, Strumicë.

“Nga plagët e marra në vendin e aksidentit ka ndërruar jetë bashkëudhëtar i motoçikletës 17-vjeçar, vdekjen e të cilit e kanë konstatuar mjekët e Ndihmës së Shpejtë të Strumicës. Ndërkaq, motoçiklisti ka pësuar lëndime të rënda, të cilat janë konfirmuar në Qendrën mjekësore Strumicë”.

“Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Strumicë dhe ekip inspektues nga Stacioni Policor Strumicë kanë kryer këqyrje të vendit”, njoftojnë nga MPB.

The post Aksident në mes një motoçiklete dhe makine në Strumicë, ndërron jetë një 17-vjeçar appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy