Gjykata e Lartë ka rrëzuar ankimimin e partneres dhe ish-gruas së Arben Ahmetaj në lidhje me sekuestrimin e pronave të tyre.
Konkretisht Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e bërë për lirimin e vilave në Hamallaj dhe në Palasë, të cilat u sekuestruan nga SPAK në bazë të hetimeve ndaj ish-numri dy të qeverisë.
Advertisement
Ndërkohë Arben Ahmetaj vijon të jetë në kërkim. Pak ditë më parë ai u shpall në kërkim ndërkombëtar pasi rezulton të jetë larguar jashtë vendit.
Ahmetaj akuzohet për deklarim të rremë të pasurisë, korrupsion dhe pastrim parash.
Advertisement