Llukarevska: Me tatimin e solidaritetit do të përfshihen 200 kompani dhe pritet rreth 77 milionë euro të derdhen në Buxhet

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Rreth 200 kompani do të duhej të përfshiheshin me tatimin e solidaritetit, kumtoi drejtoresha e Drejtorisë për të ardhura publike, Sanja Lukarevska, ndërsa vlerësimet janë në bazë të analizave evidentues që i ka bërë DAP konform bilanceve tatimore që i kanë dorëzuar kompanitë në Drejtori.

“Flasim për të dhënave krahasuese, 2022, 2021 etj. Pritjet janë se rreth 76-77 milionë euro do të derdheshin në Buxhet përmes këtij tatimi të njëfishtë të solidaritetit”, tha drejtoresha e DAP-it, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve në konferencën për shtyp kushtuar marrëveshjes së arritur për rritjen e pagave të të punësuarve në Drejtori.

Lidhur me veprimtaritë e kompanive, që do të përfshihen me tatimin e solidaritetit dhe nëse janë të ndërlidhura ato vetëm me energjetikën dhe ata që kanë realizuar të ardhura të mëdha gjatë krizës energjetike, ajo u përgjigj se bëhet fjalë për një periudhë më të gjatë.

“Pavarësisht, këtu kemi periudhë krahasimi, që është pak më i gjatë nga kriza energjetike në kuadër të të dhënave”, tha Lukarevska.

Advertisement

Komisioni parlamentar për çështje evropiane dje e ka filluar debatin rreth amendamentit për Propozim ligjin për tatimin e solidaritetit, që me ndryshimet e propozuara të ligjeve për TVSH-në dhe për tatimin e fitimit, janë dorëzuar nga Qeveria me flamur evropian me procedurë të shkurtuar.

Propozimi i Ligjit për tatimin e solidaritetit i propozuar nga Ministria e Financave, parashikon vendosje të tatimit për solidaritet për vitin 2023 si tarifë publike e njëfishtë, e jashtëzakonshme dhe të përkohshme, me ç’rast obligues pagesor i këtij lloj tatimi është tatim-paguesi i fitimit konform Ligjit për tatimin e fitimit, i cili në vitin 2022 ka realizuar të ardhura të përgjithshme më të mëdha se 615.000.000 denarë./Telegrafi/

The post Llukarevska: Me tatimin e solidaritetit do të përfshihen 200 kompani dhe pritet rreth 77 milionë euro të derdhen në Buxhet appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy